×
  • Sport
  • Sport

    UEFA hap procedurë për fishkëllimat e dardanëve në ndeshjen Kosovë-Izrael

    Reporteri
    14 Nëntor 2023 | 18:11

    UEFA ka nisur procedurat hetimore në lidhje më fishkëllimat që i bënë tifozët dardanë gjatë antonimit të himnit të

    Izraelit në përballjen e zhvilluar ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” më 9 nëntor.

    Pamjet treguan se tifozët filluan fishkëllimat, si shenjë proteste për sulmet ndaj Palestinës.

    Për këtë rast, shtëpia e futbollit evropian ka filluar hetimet dhe mund të dënojë FFK-në me një gjobë të majme, raporton CNN.

    “Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s do të merret me këtë rast në kohën e duhur”, thuhet në deklaratë.

    Ndeshja fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por u shty pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

    Kosova ia doli të fitonte me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Milot Rashica në minutën e 41-të.

    Fishkëllimat e tifozëve të Kosovës kur lojtarët izraelit po luteshin për pengjet bëhen lajm në mediat në Izrael

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!