×
  • Sport
  • Sport

    UEFA hap rast për sjelljet raciste të tifozëve bullgarë ndaj Kosovës

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 19:27

    UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën, të hënën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Euro 2020 në Grupin A.


    Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste, transmeton koha.net.

    Shpesh tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare gjatë ndeshjes të cilën Kosova e fitoi në sekondat e fundit, 2 me 3.

    Rasti do të trajtohet më 18 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!