UEFA ia ka bërë të qartë Federatës së Futbollit të Spanjës se do të duhet ta luajë finalen e Kupës së Mbretit pa tifozë, përndryshe do ta humbë vendin kualifikues për Ligën e Evropës.
Finalja e Kupës së Mbretit, si rrallë-herë, nuk do ta ketë as Real Madridin e as Barcelonën pjesëmarrëse, pasi që finalja do të jetë plotësisht baske, mes Real Sociedadit dhe Athletic Bilbaos, transmeton Gazeta Express.
Kjo ndeshje ishte përcaktuar para se futbolli të paralizohej nga koronavirusi. Në rast se ndeshja nuk zhvillohet para afatit kohor të paracaktuar nga UEFA, në gusht, atëherë baskët mund ta humbin vendin në Ligën e Evropës.
Federata e Futbollit e Spanjës e ka theksuar edhe në të kaluarën se La Liga dhe Kupa e Mbretit do të përshtaten në atë mënyrë që t’i mbajnë vendet kualifikuese për Evropë, që do të thotë se tani edhe finalja mund të pritet të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, nëse kthehet futbolli.
Nëse qeveria spanjolle dhe Federata pajtohen për rinisjen e ndeshjeve të futbollit, atëherë Federata do të duhej të vendoste se a dëshiron ta zhvillojë finalen e Kupës së Mbretit në afatin e UEFA-s dhe ta mbajë vendin në Ligën e Evropës, apo të presë për një datë të mëvonshme kur mund të luhet me tifozë në stadium.
Marca raporton se Federata do ta mbështesë vendimin që do ta marrin vetë klubet e përfshirë – Athletic Bilbao dhe Real Sociedadi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.