×
  • Sport
  • Sport / Zyrtare

    UEFA merr vendim: Kosova e humb në tavolinë ndeshjen me Rumaninë

    Reporteri
    20 Nëntor 2024 | 15:04

    Të mërkurën e 20 nëntorit, UEFA ka marrë vendim për ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku kjo e fundit ka humbur ndeshjen në tavolinë, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas UEFA-s, ky trepikësh për Rumaninë vjen për mosluajtjen e plotë të ndeshjes nga ana e Kosovës.

    Organi i Apelimit i UEFA-s (AB) ka marrë vendimet e mëposhtme:

    – Të shpallet ndeshja e UEFA Nations League 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e luajtur më 15 nëntor 2024, si e konfiskuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila për këtë arsye konsiderohet se e ka humbur ndeshjen 3-0) për përgjegjësinë për mosluajtjen e plotë të ndeshjes (siç parashikohet në Nenin 25.01 Rregulloret e UEFA Nations League).

    – UEFA ka marrë vendim që të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 50,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të Federatës Rumune të Futbollit gjatë (1) ndeshjes së ardhshme në të cilën Federata Rumune e Futbollit do të luajë si mikpritëse, për sjelljen raciste dhe/ose diskriminuese të mbështetësve të saj.

    – Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike që nuk janë të përshtatshme për një ngjarje sportive.

    – Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 9000 euro për hedhjen e gjësendesve

    – Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 4500 euro për ndezjen e fishekzjarreve.

    – Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 8000 euro për përdorimin e laserëve.

    – Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 12,500 euro për shkak të pengimit (mos-respektimit) të himnit kombëtar.

    – Të gjobisë Federatën Rumune të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e rrugëve publike (shkallëve, hyrjeve/daljeve etj)

    – Të gjobisë Federatën e Futbollit të Kosovës me 6000 euro për sjellje të pahijshme të skuadrës së saj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!