UEFA ka hapur procedime disiplinore kundër dy gjyqtarëve rumunë të cilët gjykuan ndeshjen e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Basaksehir në dhjetor.
Gjyqtari i katërt, Sebastian Coltescu raportohet të ketë përdorur fjalët “ala negru” – e cila në anglisht përkthehet “djali i zi” – kur u pyet nga gjyqtari Octavian Sovre kë duhet të përjashtonte pas një incidenti në minutën e 14 të ndeshjes në Parc des Princes, përcjell GazetaBlic Sport.
Gjyqtari i katërt i ishte referuar Pierre Webo si “djali i zi”.
Ndeshja u ndërpre dhe u zhvillua të nesërmen me një grup të ri gjyqtarësh.
Në deklaratën e publikuar nga UEFA shkruhet: “Pas një hetimi të kryer nga Inspektori Etik dhe Disiplinor i UEFA në lidhje me ngjarjet që çuan në ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir FK në 8 Dhjetor 2020, procedurat janë hapur kundër z. Sebatian Constantin Coltescu dhe z. Octavian Sovre për një shkelje të mundshme të nenit 11 të rregulloreve disiplinore të UEFA”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.