×
  • Sport
  • Sport

    UEFA për arrestin shtëpiak të Agim Ademit: Jemi duke e monitoruar situatën

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 23:31

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur ta aprovojë kërkesën e Prokurorisë e cila kishte kërkuar që kryetari i FFK-së, Agim Ademi të dërgohet në arrest shtëpiak për 30 ditë.

    Për këtë ka dhënë qëndrimin e saj edhe shtëpia më të madhe të futbollit evropian, UEFA-s.

    Ata në një përgjigje, kanë thënë shkurt se janë duke e monitoruar situatën dhe janë në kontakt me Federatën e Futbolli të Kosovës.

    “UEFA po monitoron situatën dhe është kontakt me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ne nuk kemi koment të mëtutjeshëm në këtë fazë”, thuhet në përgjigjen e UEFA-s për RTV Dukagjinin.

    Agim Ademi po dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorim i besimit’ si dhe ‘Shamgnie nga tatimi’, duke keqpërdorur buxhetin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!