×
  • Sport
  • Sport

    UEFA pezullon hetimet për Real Madridin, Barcelonën e Juventusin për Superligën Evropiane

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 23:26

    Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA ka marrë vendim të pezullojë hetimet kundër klubeve themeluese të Superligës Evropiane.


    Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi janë tri klubet e vetme që nuk kanë hequr akoma zyrtarisht dorë nga Superliga Evropiane e cili u shpërbë brenda 48 orëve nga 9 klubet e tjera themeluese.

    Këto tri klube do të përballeshin me pasoja potencialisht të rënda nga UEFA e cila e kritikoi ashpër ligën e re e cila kishte synim të fillonte me garat në muajin gusht.

    Sidoqoftë, një deklaratë e cila u lëshua sot ndryshoi gjërat për të mirë për tri klubet në fjalë.

    Gjykata e Madridit vendosi që ta dërgojë çështjen e Superligës në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

    UEFA pas këtij lajmi, ka bërë të ditur që do të pezullojë hetimin ndaj klubeve deri një vendim të Gjykatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!