×
  • Sport
  • Sport

    UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve, i dashuri i Loredanës renditet i dyti

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 8:07

    Liga e Kampionëve është kompeticioni më prestigjioz për klubet dhe në të marrin pjesë skuadrat më të mira evropiane.

    Sigurisht, përveç organizimit, UEFA merret edhe me statistika të veçanta.

    Ai të mërkurën mbrëma ka renditur tre futbollistët që kanë arritur shpejtësinë më të lartë në edicionin aktual.

    Në krye të listës është Nuno Mendes i Paris Saint-Germain, i cili ka arritur një shpejtësi prej 37.2 km/h.

    Karim Adeyemi i Dortmundit është i dyti me shpejtësi 36.3 km/h.

    Kylian Mbappe është vetëm i treti në këtë listë.

    Mbappe ka arritur shpejtësinë maksimale prej 36.1 km/h në turneun e këtij edicioni të Champions League.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!