Artmotion platforma më e pasur sportive në Kosovë ka siguruar edhe një ekskluzivitet, UFC garën më prestigjioze dhe më të shikuar të sporteve luftarake në Botë.
The Ultimate Fighting Championship apo UFC është gara më elitare e MMA (Mixed martial Arts) Sporteve të Përziera Luftarake që përmban 11 kategori në total, 8 në konkurrencën e meshkujve dhe 3 në atë të femrave dhe të cilat organizohen nën Rregullat e Unifikuara të Sporteve Luftarake të Përziera (Mixed Martial Arts).
Spektaklet e UFC në Artmotion fillojnë këtë vikend, të dielën herët në mëngjes nga ora 01:00 me betejën midis Magomed Ankalaev dhe Johny Walkerit .
Viti 2024 filloi me ajkën e sporteve luftarake UFC dhe ky është vetëm fillimi sepse programe të reja ekskluzive në Artmotion po vijnë!
Përveç në platformën Artmotion, kanalet Sport 1-6 ku transmetohet UFC shfaqen edhe në Ipko, Kujtesa dhe Telkos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.