×
  • Sport
  • Sport / Premierliga Angleze

    United ‘dorëzohet’ në javën e dytë, mposhtet nga Brightoni

    Reporteri
    24 Gusht 2024 | 15:44

    Manchester United është mposhtur me rezultat 2-1 në udhëtim te Brightoni në ndeshjen e javës së  dytë në Premierligë.

    Vendasin kaluan në epërsi në minutën e 32-të me golin e Danny Welbeck për 1-0 me të cilin rezultat ekipen shkuan në pushim.

    Mysafirët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 60-të përmes golit të Amad Diallo për 1-1.

    Kur pritej që ndeshja të përfundojë baraz, në minutat shtesë vendasit shënuan golin e fitores përmes Joao Pedros për 2-1.

    Brightoni pas kësaj fitoreje mban pozitën e parë me gjashtë pikë, kurse Unitedi renditet i teti me tri pikë.

    United ndeshjen e radhës e luajnë në ‘Old Trafford” kundër rivalëve të përbetuar Liverpoolit, ndërsa Brightoni udhëton te Arsenali. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!