Tashmë e gjithë bota është në telashe me përhapjen e pandemisë koronavirus.
Kështu, çdo aktivitet sportiv në tërë botën ka pushuar, kjo me qëllim që të mos përhapet koronavirusi, shkruan Reporteri.net
Përderisa, instiucionet shëndetësore bëjnë thirrje për mbajtjen e distancës mes njerëzve, atleti xhamajkan i 100 metrave, me një foto nga garat e tij e ka përshkruar shumë qartë se si duhet të mbrohemi nga ky virus.
Ai përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale “Twitter” ka postuar një fotografi, ku doli i pari në garën 100 metra në atletikë dhe kishte një shkëputje të madhe mes garuesve të tjerë.
Social Distancing #HappyEaster pic.twitter.com/lDCAsxkOAw
— Usain St. Leo Bolt (@usainbolt) April 13, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.