Femra e cila mori vëmendjen e botës në finalen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve, ka shfrytëzuar instagramin për ta ‘ngacmuar’ yllin e Tottenham, Harry Winks.
Amerikano-rusja, Kinsey Wolanski e cila është e dashura e yllit të Youtube’s, Vitaly Zdorovetskiy, hyri në fushë gjysmë e zhveshur dhe vrapoi deri tek mesi i fushës deri sa u zu nga sigurimi i ndeshjes, shkruan Reporteri.net
Ajo sot iu është rikthyer rrjeteve sociale që të bëjë hajgare me mesfushorin e Tottenhamit, Harry Winks, i cili shihej në disa fotografi duke shikuar të pasmet e saj derisa ajo kalonte pas tij.
Wolanski përcjelli momentin me një foto në instagram të cilën e përshkruajti në një mënyrë interesante.
“Mos e shpërqëndrova numrin #8 pak si shumë?” ka shkruajtur ajo.
Përpara këtij incidenti, modelja kishte diçka më shumë se 70 mijë ndjekës në instagram, ndërsa sot ajo ka më shumë se 2.2 milionë.
Ajo ka treguar edhe arsyen pse pushtoi fushën.
“E bëra këtë për ta shtyer vetën timë jashtë zonës sime të komfortit. E dua këtë ndjenjë, adrenalinën dhe gjërat e çmendura”, ka thënë ajo.
Pas këtij incidenti, futbollistët u dukën të shpërqendruar përkohësisht derisa ndeshje ishte ndërprerë nga gjyqtari i ndeshjes.
Kujtojmë që Liverpooli fitoi këtë ndeshje me rezultat 0-2 dhe arriti që për herë të 6-të ta ngre trofeun e Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.