×
  • Sport
  • Sport

    Vajzat e Kosovës mposhten nga ato të Skocisë

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 18:03

    Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U19 të femrave ka pësuar humbjen e parë në grup, në një ndeshje që pati një fund dramatik.

    Kosova u mposht në udhëtim kundër Skocisë, me rezultatin 3:2.

    Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve për Euro U19.

    Dardanet e reja kaluan të parat në epërsi, por nuk ia dolën të ruajnë epërsinë e tyre për shumë gjatë.

    Goli i parë erdhi në formën e autogolit dhe u shënua nga Broadrick, e cila devijoi topin e Berishës për të çuar Kosovën në epërsi prej 0:1.

    Megjithatë, vetëm 2 minuta më vonë, Skocia arriti të barazonte shifrat me golin e Pollard.

    Tre minuta para fundit të pjesës së parë, skocezet kaluan në epërsi duke përmbysur rezultatin me anë të Adams.

    Kosova arriti të barazonte në minutën e 92′, pas një tollovie që u krijua në zonën e Skocisë në një goditje nga këndi. Kryeziu dërgoi topin në rrjetë për 2:2.

    Në tentim për të gjetur golin e fitores, Kosova doli përpara dhe gjeti veten të ekspozuar në një kundërzbritje të skocezeve. Hutchinson çoi topin në rrjetë për rezultatin 3:2.

    Skocia shkon kështu në nëntë pikë për pozitën e parë në grup, pas tri ndeshjeve të luajtura. Kosova në anën tjetër në tri ndeshje ka gjashtë pikë, me dy fitore dhe një humbje, në pozitën e dytë në tabelë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!