×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha flet për shumëçka: Karriera e tij te Lazio, kalimi në Bundesligë dhe gjasat e Kosovës për ndeshjen me Maqedoninë

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 18:14

    Valon Berisha është shprehur se viti i parë te Lazio ka qenë shumë i vështirë, duke thënë se u kushtëzua edhe nga dëmtimet.


    Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori është shprehur i bindur se Kosova do ia dalë të fitojë nda Maqedonisë.

    “Karantina? Ka qenë shumë e vështirë, por e kemi kaluar. Kemi 2-3 javë që bëjmë ushtrime jashtë individualisht, duke filluar rritja e stërvitjes graduale.

    “Kam ardhur këtu për të pasur më shumë minuta dhe kam qenë në një formë shumë të mirë. Te Lacio viti i parë ka qenë shumë i vështirë, pasi kisha dëmtime, por e kalova atë sprovë dhe tani jam shumë mirë. Norvegjia më ka dhënë shumë, por sapo u dha mundësia erdha te Kosova. E kam pasur gjithmonë dëshirë të luaja për vendin tim. Norvegjia mbajti vëllain, ndërsa unë erdha këtu. Shumë do donin të luanim me vëllain në një ekip.

    “Emocionuese të shënosh gola, por më e rëndësishme është të fitojë ekipi. Kryesorja është që kam fatin të përfaqësoj Kosovën dhe të bëj krenarë tifozët.

    “Lazio? Dëmtimet ndikuan shumë. Unë nuk e kisha menduar kurrë atë, por jeta është sprovë. Duhet të shikoj të ardhmen, por shpresoj të kem fatin të luaj përsëri aty. Mua mu dha rasti të vij te Dusseldorff. Për të ardhmen nuk dua të flas, por fakt është që nga 1 korriku do jem lojtar i Lacios, dua të jem protagonist atje, por të shohim.

    “Kur luan ndaj ekipeve më të mëdha, motivohesh akoma më shumë, duke ditur që ata kanë edhe tifozeri të çmendur. Ndaj Dortmundit ia dola të shënoja 2 gola me Salcburugun dhe ishte diçka shumë e veçantë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të shënosh gol për ekipin dhe Kombëtaren.

    “Nuk duhet të mendosh që e humb penalltitë asnjëherë, pasi në atë moment e humb. Unë gjithmonë mendoj se e shënoj dhe ia dal.

    “Ndeshja me Maqedoninë? Mendoj se i kemi mundësitë t’i mposhtim. Ata kanë luajtur më shumë me njëri-tjetrin. Mundësia për të fituar është e madhe. Kundërshtarët janë më të fortë, por ne kemi mundësi të fitojmë ndaj çdo ekipi. Mendoj se jemi në një nivel edhe me kundërshtarët dhe ne jemi përmirësuar shumë.”, u shpreh Valon Berisha për “Supersport

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!