×
  • Sport
  • Sport

    Valon Berisha pas fitores kundër Moldavisë: Pikë në zemër më ka mbetë që nuk u kualifikuam në Evropian

    Reporteri
    18 Nëntor 2020 | 23:46

    Valon Berisha është shfaqur i lumtur me fitoren e Kosovës kundër Moldavisë, por nuk la pa e përmendur pengun e këtij viti, mos kualifikimin në Kampionat Evropian


    Kosova sonte u kthye te fitorja duke e mposhtur Moldavinë me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Lirim Kastrati, shkruan Reporteri.net

    Valon Berisha pas ndeshjes ka thënë se i ka mbetur pikë në zemër mos kualifikimi në Kampionat Evropian.

    “Ky ekip i Kosovës ka kapacitete për më shumë, por 2020 ka qenë vit shumë i vështirë, me lojtarë të lënduar, disa s’kanë mundur të vijnë shkaku COVID-19, nuk jemi kanë kurrë të kompletuar. Kemi pasuar shumë humbje, disa që nuk është dashur të ndodhin, por më në fund fituam, kishim nevojë,” ka thënë Berisha.

    “2020 do të na mbetet pikë gjithmonë që nuk mundem të kualifikohemi në Evropian, ne gjithë nisemi nga vetja, ah të kishim bërë diçka më mirë, ah kemi mundur të bëjmë më mirë. Na e kritikojmë veten më së shumti se të tjerët, s’kanë nevojë të tjerët me na kritiku. Gjithmonë në zhveshtore kritikojmë veten, njëri tjetrin. Por mos harroni ka qenë vit i vështirë, inshalla 2021 hyjmë me një këmbë të hairit dhe me sa më shumë fitore”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!