Ylli i Kosovës, Valon Berisha e ka mbyllur sezonin te Reims, pas një lëndimi që u desh të futet edhe në operim.
Berisha nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet nga lëndimi këtë sezon, teksa klubi i Reims ka njoftuar se ai do të rikthehet në fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri.
Valon Berisha ka postuar një fotografi në Instagram, ku ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt.
Ai ka njoftuar se ndërhyrja ka qenë e suksesshme.
“Zoti më bekoi me një ndërhyrje të suksesshme. I pikëlluar që sezoni ka përfunduar për mua, por do të kthehem shpejt” , ka shkruar Berisha.
Berisha i ka munguar Kosovës në dy ndeshje, me Suedinë dhe Spanjën.
Nuk kanë munguar edhe urimet e shumta për rikthim të shpejtë nga yjet e futbollit shqiptar e më gjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.