Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur fjalë jashtëzakonisht të mira për lojtarin e tij Lionel Messi, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit pasi shënoi het-trik ndaj Real Betisit në fitoren 4-1.
Trajneri spanjoll thotë se të gjithë duhet të ndihen me fat që jetojnë në kohën e Mess-it.
“Jemi shumë me fat që jetojmë në kohën kur Messi po luan futbollin e tij. Sonte shikuam se si reagon publiku kur Messi është në fushë. Edhe pse i bëri të vuajnë, reagimi (i tifozëve të Real Betisit) tregon se ata kënaqen teksa e shikojnë duke luajtur”, ka thënë Valverde.
Në 37 ndeshje këtë sezon Messi ka shënuar 39 gola, ndërsa në La Liga ka edhe 11 asistime.
Aktualisht Barcelona renditet në vendin e parë në kampionatin elitar spanjoll me 66 pikë, dhjetë më shumë se Atletico Madridi. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.