Real Madridi do të duhet të paraqitet par talentin Federico Valverde në ndeshjen e sontme ndaj Getafes.
Kjo pasi Valverde dyshohet se është infektuar me koronavirus, përcjell Gazeta Express.
Në një komunikatë të lëshuar nga Real Madridi thuhej se lojtari është në izolim nga dje pasi kishtek ontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv.
“Real Madrid CF komunikon se lojtari ynë Fede Valverde ka qenë në izolim që nga dje, e Shtunë, 17 prill, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, edhe pse lojtari ka dhënë një rezultat negativ në të gjitha testet që janë kryer. Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion sot për ndeshjen kundër Getafe CF” – thuhej në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.