×
  • Sport
  • Sport

    VAR-i në Superligë! Nuza flet rreth përdorimit të tij dhe sqaron si do të ndikojë në ndarjen e drejtësisë

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 20:37

    Sezoni 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë nesër, por këtë here më ndryshe. Nga ky edicion do të fillojë të aplikohet sistemi VAR, që do të jetë ndihmë shtesë për gjyqtarët në ndarjen e drejtësisë në ndeshje.


    Gjyqtarët në Kosovë kanë qenë mjaft të atakuar nga klubet për ndarjen e drejtësisë. Përkundër infrastrukturës së dobët, Superliga e Kosovës në futboll do të jetë e barabartë sa

    VAR-i filloi të aplikohet zyrtarisht në Kosovë në ndeshjen e Superkupës mes Prishtinës dhe Llapit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Gjyqtari i njohur kosovar, Genc Nuza në një bisedë për Gazetën Express ka dhënë detaje rreth përdorimit të këtij sistemi. Ai tha se kjo është arritur në kohë rekord dhe do të jetë mjaft i rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

    “Më lejoni që t’i uroj kolegët për një punë dhe perkushtim të madh gjatë trajnimit, i cili ishte mjaft i mundimshëm e posaçërisht duhet permendur besimin dhe vendosmërinë e kryetarit Agim Ademi për ta futur sistemin VAR dhe ne do te kemi sistemin VAR për një kohë rekord nga të gjitha shtetet tjera dhe kjo do të thotë shumë jo vetëm për gjyqtarët, por për të gjithë futbollin e Kosovës” u shpreh Nuza.

    Gjashtë herë gjyqtari më i mirë në Kosovë tha se VAR nuk i eliminon gabimet e gjqytarëve, por i minimizon ato, teksa dha detaje profesionale.

    “Ne jemi kritikuar shumë por në shumicën e rasteve pa të drejtë. VAR si sistem nuk është ardhë në botën e futbollit t’i eliminojë gabimet e gjyqtarëve, por t’i minimizojë ato. Në bazë të statistikave rreth 99% është saktesia e vendimeve të VAR-it në vendet ku janë duke e aplikuar, që do të thotë është e pamundur të arrihet 100% . Po ashtu duhet ditur të gjithë se VAR ka një protokoll të cilin e ndjekin gjyqtarët dhe dihet që VAR është futur në futboll për gabime të dukshme dhe të qarta që mund te mos i shohin gjyqtarët në fushë në 4 raste siç janë: Golat, penalltitë, kartonat e kuq direkt dhe humbja identitetit te lojtarët. Duhet të kemi mirëkuptim edhe nga lojtarët dhe trajnerët sepse VAR është risi për gjithë botën e futbollit, e njëjtë edhe për ne, por me kalimin e kohës edhe ne do ta aplikojmë edhe më mire siç kanë bërë shtetet tjera” – tha Nuza.

    Gyqtari i parë me stemë të FIFA-s, Nuza tha se ekipi i VAR i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e garave.

    “Ekipi i VAR i krijuar nga Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e garave dhe stadiumet të cilat do të.luhen ndeshjet janë pranuar për t’u përdorur sistemi VAR. Po ashtu, fushat janë kalibruar sipas kërkesave që i ka FIFA dhe nuk do te kemi asnjë problem vetëm se duhet mirëkuptim në disa raste që mund te ndodhin gjatë ndeshjeve se thashë VAR është risi për gjithë botën e futbollit”.

    “Për mua dhe kolegët thuajse do të jetë njëjtë spepse une do të mundohem të përdori VAR-in sa më pak dhe kjo është ideja të kemi sa më pak raste të rishikimit sepse ne duhet të marrim vendime në fushën e lojës, por kur ne kemi ndonjë lëshim atëherë normalisht që do të kemi mundësi tjeter ta përmirësojmë atë duke marrë vendimin e drejtë dhe të saktë” – përfundoi Nuza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!