×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Vashat e Kosovës pësojnë humbje të thellë nga Belgjika në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    12 Prill 2022 | 22:16

    Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje të thellë nga Belgjika në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2023.

    Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 1:6.

    Tessa Wullaert shkëlqeu me katër gola në këtë ndeshje, kurse nga një në fitoren e belgeve e shënuan edhe Tinne De Caigny e Marie Minnaert.
    Ndërkaq, golin e vetëm dhe të nderit për “Dardanet” e shënoi Ereleta Memeti.

    Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara nga Grupin F, Kosova është në pozitën e parafundit (5) me vetëm katër pikë.

    Kurse, Belgjika është e dyta në këtë grup me 19 pikë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!