Arbër Zeneli po vazhdon me gola te Reims
Reims sot është duke zhvilluar një ndeshje miqësore me Le Havren, derisa rezultati aktual është 3-0, shkruan Reporteri.net
E në këtë takim nuk kishte se si të mëngonte në listën e golashënuesve Arbër Zeneli.
VIDEO | Le 3e but du @StadeDeReims d’Arber Zeneli sur penalty #SDRHAC #FBsport pic.twitter.com/AtlRQS6Q8d
— France Bleu | Stade de Reims (@100stadedereims) July 22, 2020
Ylli kosovar shënoi në minutën e 46-të nga penaltia për ta ngritur epërsinë e Reims në 3-0 ndaj Le Havres.
Kujtojmë që Zeneli pothuajse në çdo ndeshje miqësore është duke realizuar me Reims.
Ai nga edicioni i ri do ta ketë bashkëlojtarë Valon Berishën, i cili së fundi ka nënshkruar me Reims. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.