Vanessa Bryant veproi e para, por tani duket se edhe familjet e viktimave të tjera të aksidentit tragjik që i mori jetën yllit të basketbollit Kobe Bryant e kanë ndjekur pas.
Bashkëshortja e ish-kampionit të Los Angelos Lakers hodhi në gjyq kompaninë që kishte në zotërim helikopterin e tragjedisë, në muajin shkurt.
Tani edhe familjet e katër pasagjerëve që mbetën viktima në përplasjen e helikopterit në 26 janar, kanë vendosur të nisin një procedim ligjor kundër Island Express Holding Corp, që zotëronte helikopterin që u rrëzua.
Procedimi gjyqësor u ngrit nga dy djemtë e mbijetuar të trajnerit të bejsbollit të Orange Coast College, John Altobelli dhe bashkëshortja e tij Keri. Vajza e tyre Alyssa luante basketboll me Gianna, të bijën e Kobe.
Një tjetër proces gjyqësor është prezantuar nga burri dhe tre fëmijët e Christina Mauser, e cila ndihmonte Bryant të stërviste ekipin e basketbollit të vajzës së saj. Denoncimet u paraqitën veçmas të dielën në Gjykatën Superiore në Los Angeles.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.