×
  • Sport
  • Sport

    Vdes ish-presidenti i Gjilanit, Shukri Sylejmani

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 11:16

    Ka vdekur ish-presidenti dhe donatori shumëvjeçar i klubit të futbollit Gjilani, Shukri Sylejmani.


    Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Gjilani në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij.

    “Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani”, thuhet në një njoftim të Gjilanit.

    Ai u shpall “Qytetar Nderi i Gjilanit” nga Kuvendi Komunal në vitin 2019, me motivacionin për kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin dhe donacionin për SC Gjilani, duke e formuar në kohën më të vështirë të vendit.

    “Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tij, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë”.

    “Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndiejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!