Futbolli italian në zi për ndarjen nga jeta të një talenti të madh të së shkuarës.
Është ndarë nga jeta Mario Corso, anësori i majtë i “Grande Inter” i cili me zikaltrit u aktivizua për 16 vite nga 1957-ta deri në 1973-in dhe arriti të fitonte 4 Serie A, 2 Champions League dhe 2 Kupa Interkontinentale, shumicën e këtyre trofeve në epokën e Helenio Herreras.
Corso ishte shtruar disa ditë më parë në spital dhe nuk arriti të fitonte betejën me vdekjen.
Në 25 gusht të këtij viti ai do të festonte ditëlindjen e tij të 79-të.
Klubi i Interit me një postim në faqen zyrtare ka bërë të ditur lajmin duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes për ndarjen nga jeta të njeriut të tyre të dashur dhe një prej legjendave zikaltër të “Grande Inter”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.