×
  • Sport
  • Sport

    Vdes nga COVID-19 mjeku i përfaqësueses së Ukrainës

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 17:59

    Mjeku i përfaqësueses së Ukrainës në futboll, Anton Hudaev, ka vdekur nga COVID-19, ka njoftuar Federata e Futbollit të Ukrainës.


    Hudaev 48-vjeçar ka qenë po ashtu mjek i klubit Metalist Kharkiv në Ukrainë. Në Ukrainë virusi ka shkaktuar vdekjen e më tepër se 1600 personave.

    “Në emër të presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelka, kryetrajnerit Andriy Shevchenko dhe gjithë familjes së futbollit të Ukrainës, ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij”, është shkruar nga federata. “Gjithë përfaqësuesja është në zi”.

    Hudaev ka punuar si mjek i përfaqësueses së Ukrainës që nga viti 2016. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!