×
  • Sport
  • Sport

    Vdes një punëtor i “Arena Kombëtare” pasi ra nga lartësia

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 14:35

    Një punëtor humbi jetën ditën e djeshme gjatë punës në kantierin e ndërtimit të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.


    Sipas policisë, viktima është 40-vjeçari Naim Idrizi, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë paradites së djeshme, duke punuar në ambientet e stadiumit.

    Ai është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore për ndihmë mjekësore në spital, por humbi jetën pas disa orësh atje.

    Disa orë më vonë ai ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra. Policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!