Skuadra e Vedat Muriqit, Rizespor përballet sot me gjigantët turk Galatasaray të cilët janë duke luftuar për titullin e kampionit.
Galatasaray janë në pozitën e parë në Superligën turke por kanë pikë të barabarta me përcjellësin e parë Istanbul Basaksehir por për shkak të goldiferencës më të mirë, mbajnë edhe pozitën e parë, shkruan Reporteri.net
Sot, Vedat Muriqi i cili është në top formë do të tentoj t’iu shkaktoj probleme pretendentëve për titull.
Ai është përsëri startues i pakontestueshëm tek skuadra e Rizespor.
Ky është formacioni startues i Rizespor:
Ky është formacioni startues i Galatasarayt:
Ndryshe, Muriqi është duke u kërkuar me ngulm nga rivalët e përbetuar të Galatasarayt, Fenerbahce e cila kërkon shërbimet e sulmuesit nga Prizreni./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.