×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi drejt largimit, Fenerbahçe kontakton sulmuesin e Romës

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 8:22

    Vedat Muriqi është një nga lojtarët shqiptar më të kërkuar në merkato.


    Sulmuesi që aktivizohet te Fenerbaçe po kalonte një formë shumë të mirë para ndalimit të sezonit nga covid-19.

    Ofertat për lojtarin e Kosovës janë të shumta dhe me shumë mundësi në fund të edicionit do të largohet. Duke parë këtë situatë, Fenerbaçe ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e tij.

    Klubi turk ka nisur negociatat me Nikola Kalinic, sulmuesin e Romës që është huazuar nga Atletiko Madrid. Tratativat mes Fenerbaçes dhe sulmuesit kroat janë konfirmuar nga menaxheri I lojtarit dhe tashmë duhet gjetur akordi mes Atletikon pasi në fund të sezoni ai do të kthehet në Madrid

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!