Ylli kosovar Vedat Muriqi është i interesuar për rikthimin te ish klubi Fenerbahce.
Lazio pagoi 18.5 milionë euro për Muriqin verën e kaluar, por fatkeqësisht sulmuesi nuk u përshtat duke shënuar vetëm një gol në 22 paraqitje, shkruan lajmi.net.
Gazeta turke “Sabah” ka zbuluar se Muriqi ka biseduar me drejtorin sportiv, njëkohësisht trajnerin teknik Emre Belozoglu, duke ia bërë me dije se është i hapur për rikthimin te Fenerbahce.
“Nuk mund të gjëja kënaqësinë që doja. Nuk është e nevojshme të insistojë më shumë”.
“Nëse dëshiron të më shohësh sërish, unë jam gati”, gazeta turke pretendon se Muriqi i ka thënë Belozoglut.
Thuhet se Belozoglu e vlerëson shumë Muriqin, andaj ka biseduar edhe me bordin për rikthimin e mundshëm gjatë afatit të ardhshëm veror.
Sidoqoftë, huazimi shihet si opsioni i vetëm që mund të jetë në tavolinë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.