Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi ka folur në lidhje me barazimin ndaj Izraelit, duke thënë se ishte një rezultat pozitiv, pasi sipas tij shmangën humbjen.
Muriqi theksoi se për ta bërë të vlefshme pikën në Izrael, duhet të fitojnë ndaj Andorrës në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
“Besoj që është një rezultat pozitiv, me rëndësi ishte të mos humbnim këtu në radhë të parë. Kemi ardhur për një pikë ose tre pikë. U dashtë me kontrollu lojën pak, krijuam shumë raste të rrezikshme, gjakftohtësinë duhet ta mbajmë me tepër. Besoj që në pjesën e parë, lojtarët ishin të mendimit, humbëm shumë duele, kur humb duele nuk fiton topin, je i vdekur. Në pjesën e dytë hynim me kontroll e u angazhuam më shumë, edhe lojtarët që hynë në pjesë të dytë patën ndikim, ishte një lojë mesatare për mua, kishim mundur edhe të humbnim”, u shpreh Muriqi.
“Sigurisht, të paraqitemi më mirë po besoj, kjo u kanë fillimi i ciklit, tani e e kemi lojën e dytë me Andorrën, për më bo pikën këtu më të vlefshme. Besoj që mund ta bëjmë historinë pse jo”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.