×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi: Kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 23:30

    Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.

    Futbollisti Vedat Muriqi, i realizoi dy gola.

    Ai pas ndeshjes në një prononcim pas ndeshjes se kjo fitore shkon për legjenden e futbollit Fadil Vokrri, i cili ka vdekur që katër vjet.

    “Sinqerisht në atë moment, nuk e pata mendjen aty, por ndihem shumë mirë dhe krenar. Ky gol dhe kjo fitore shkon për Fadil Vokrrin. Nuk ushtrova deri ditën e ndeshjes. Sinqerisht nuk është dasht me lujt, por në fund vendosa me lujt”, tha Muriqi.

    Me këtë fitore, “Dardanët” tani i kanë mbledhur gjashtë pikë dhe renditen në vendin e dytë tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.

    Të dielën ekipi i Alain Giresse, e zhvillon “finalen” ndaj Greqisë në Athinë dhe i nevojitet patjetër fitorja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!