×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi më në fund e merr një sinjal pozitiv

    Reporteri
    20 Korrik 2022 | 11:21

    E ardhmja e Vedat Muriqit megjithatë mund të jetë në Belgjikë.

    Sulmuesi kosovar nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge, i cili e riktheu mbrapshtë atë në Itali.

    Më pas, 28 vjeçari e bëri edhe një vizitë mjekësore në Lazio, ku e kaloi atë me sukses, shkruan “Gazeta Express”.
    “Biancocelesti” kishin arritur marrëveshje paraprakisht me Club Brugge për 10,5 milionë euro për shitjen e prizrenasit, por më pas belgët e kërkuan lojtarin në formë huazimi ose për një çmim më të lirë.

    Kjo ishte e papranueshme për klubin italian, i cili e paralajmëroi ankesën në FIFA.

    E tash, mediat italiane shkruajnë se Club Brugge është rikthyer në garë për ish-futbollistin e Fenerbahçes.

    Sipas mediumit “La Repubblica”, Muriqi megjithatë mund të përfundojë në Belgjikë gjatë kësaj jave ose javën tjetër, normalisht nëse i kalon vizitat mjekësore në tentimin e dytë.

    Krahas Club Brugge, interesim për të kanë shfaqur edhe Mallorca në Spanjë, Hull City në Angli dhe Galatasaray në Turqi.

    Aktualisht, futbollisti kosovar po ushtron i vetëm, në pritje të risive për të ardhmen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!