Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet te skuadra e Fenerbahçes, shkruan mediumi turk “aspor”.
Muriqi 30-vjeçar, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësoj sulmuesin Youssef En-Nesyri, i cili pritet të largohet gjatë janarit, pasi ka pranuar ofertë nga Arabia Saudite.
“Fenerbahçe pritet të fitoj 30 deri 35 milionë euro nga shitja e En-Nesyrit dhe pritet t’i shpenzoj 10 milionë euro për transferimi ne Vedat Muriqit”, tha mediumi turk të hënën.
Muriqi luajti për Fenerbahçen nga viti 2019 deri në vitin 2020.
Ai shkëlqeu në Turqi, ndërsa në edicionin aktual me fanellën e Mallorcas ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 14 paraqitje në La Liga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.