×
  • Sport
  • Sport

    Vedat Muriqi pritet të shënojë një rekord te Fenerbahce në rast se shitet këtë verë

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 13:43

    Vedat Muriqi ka shkëlqyer këtë edicion te Fenerbahce duke qenë futbollisti kryesor i skuadrës


    Sulmuesi nga Prizreni kishte paraqitje të mira edhe me Kosovën dhe kështu shumë klube të njohura evropiane kanë shfaqur interesim për të, shkruan Reporteri.net

    Fenerbahce synon që të përfitojë rreth 25 milionë euro nga shitja e Muriqit, dhe në rast se do të ndodhte një gjë e tillë, atëherë prizrenasi do të bëhej lojtari më i shtrenjtë që ka shitur klubi turk.

    Rekordin aktual e ka Elvir Baljic, i cili është transferuar nga Fenerbahce te Real Madrid për 21 milionë euro në vitin 1999.

    Ndryshe, destinacioni i ardhshëm i Muriqit pritet të jetë Italia, ku Lazio është favorit për të nënshkruar me të. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!