×
  • Sport
  • Sport

    Vëllau i Xherdan Shaqirit vjen në Prishtinë për Florent Hadërgjonajn

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 15:32

    Vëllau i Xherdan Shaqirit, Erdini së bashku me menaxherin Gëzim Ibrahimi janë parë duke pirë kafe të hënën në Prishtinë.

    Erdini që dikur ka qenë futbollist, tani ka një kompani që merret me trasferimin e futbollistëve. Ai përveç që është menaxher i yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqirit, të njejtën detyrë e kryen edhe për mbrojtësin e Huddersfieldit, Florent Hadërgjonaj.

    Presidenti i FFK-së Agim Ademi ka zhvilluar takim me Shaqirin, për të finalizuar detajet rreth ardhjes së Florent Hadërgjonaj te Kosova.

    Ndërsa Gëzim Ibrahimi, që poashtu punon si menaxher në kompaninë Footuro, ka ardhur për të diskutuar rreth prurjeve të reja te “Dardanët”.

    Të dy pritet të jenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen Kosovë – Bullgari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!