Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin ka argumentuar kundërshtimin e tij ndaj të ashtuquajturës Super Ligë Europiane. Në një konferencë për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Europiane të Drejtësisë, ai tha se futbolli mbetet i bashkuar dhe krah UEFA janë qeveritë kombëtare dhe institucionet.
“UEFA është e lirë të organizojë garat e veta dhe të shesë ekskluzivisht të drejtat komerciale. Çdo garë duhet të respektojë meritat sportive, kalendarin ndërkombëtar dhe solidaritetin. Këto rregulla mbrojnë gjithashtu kompeticionet për klube të UEFA-s. Futbolli mbetet i bashkuar siç e shihni sot, i mbrojtur mirë nga ligat e shkëputura. Futbolli nuk është në shitje, ne e treguam këtë shumë herë si palë të interesuara së bashku. Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë.”
Ndërsa presidenti i FIFA-s Xhani Infantino tha se do të vazhdohen që të organizohen kompeticionet më spektakolare dhe konkurruese të futbollit në planet.
“Me respektin maksimal për Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, vendimi realisht nuk ndryshon asgjë. Historikisht ne organizojmë garat më të mira në botë dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen. FIFA do të vazhdojë ta bëjë këtë në bashkëpunim me shoqatat e saj. Konfederatat dhe të gjitha palët e interesuara për të përfituar ekskluzivisht lojën tonë globalisht. Të gjithë së bashku!”
Edhe qeveritë evropiane po nxitojnë që të marrin një qëndrim të përbashkët për Super ligën. Pritet që më datën 10 janar të ketë një takim për çështjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.