Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) ka miratuar propozimin e FIFA-s për të lejuar 5 zëvendësime për ndeshje, në takimet që pritet të luhen kur të rinisin kampionatet.
Plani është që të gjithë ndeshjet e planifikuara të zhvillohen brenda muajit gusht, që do të thotë se skuadrat do të duhet të zbresin në fushë çdo tre ditë. Ngarkesa fizike për futbollistët pritet të jetë shumë e madhe, ndaj FIFA hodhi idenë e aplikimit të 5 zëvendësimeve për ndeshje.
Por, këto 5 zëvendësime për secilin ekip duhen kryer në vetëm 3 momente gjatë lojës, përveç atyre që mund të bëhen në pushimin mes pjesëve.
Sipas normativës së re, një trajner nuk mund ta ndërpresë më shumë se tre herë lojën për të bërë zëvendësime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.