FIFA është duke menduar t’i ndryshojë datat e afatit kalimtar të lojtarëve të kësaj vere, pas përhapjes së pandemisë koronavirus.
Organi qeverisës i futbollit botëror është duke e udhëhequr një grup punues për këtë çështje, por ende nuk ka arritur ndonjë vendim se a ta shtyjë apo ta zgjatë afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.
Zyrtarët e futbollit evropian mbajtën bisedime të martën dhe ende shpresojnë se do të mundë t’i përfundojnë sezonet e ligave vendore deri më 30 qershor.
Bisedime janë mbajture edhe për ta ndryshuar apo jo rregulloren për kontratat e lojtarëve.
“Më 18 mars, Zyra e Këshillit të FIFA-s, vendosi ta themelojë një Grup Punues të Federatave të FIFA-s, si reagim ndaj Covid-19”, ka thënë një zyrtar i FIFA-s për Sky Sports.
“Ky Grup Punues do ta vlerësojë nevojën për ndryshime apo përjashtim të përkohshëm të Rregulloreve të FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve në mënyrë që t’i mbrojë lojtarët dhe klubet dhe për t’i përshtatur periudhat e regjistrimit të lojtarëve”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.