×
  • Sport
  • Sport

    Vendos FSHF: Tregon se cilat ndeshje do të luhen pa shikues

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 14:50

    Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur që dy ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Shqipërisë, ajo mes Vllaznisë e Partizanit dhe Skënderbeut e Kukësit, të parapara të luhen sot, të zhvillohen pa shikues.


    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri vendosi që të pezullojë gjitha aktivitetet sportive dhe sociale në vend për shkak të koronavirusit.

    “Komiteti i Emergjencës i FSHF-së vlerësoi se duke qenë se katër ekipet janë grumbulluar tashmë në Shkodër (Vllaznia – Partizani) dhe Korçë (Skënderbeu – Kukësi), të vijohet zhvillimi i këtyre dy ndeshjeve të javës së 26-të me dyer të mbyllura. Komiteti i Emergjencës i FSHF-së, i kërkon Këshillit të Ministrave një takim për të diskutuar në detaje lidhur me vijimësinë e aktiviteteve të futbollit në vend”, është shkruar në një komunikatë të FSHF-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!