Bundesliga s’do të mund të kthehet para 22 majit, pasi që kancelaria gjermane Angela Merkel ka insistuar që të gjithë klubet të vendosen në karantinë për dy javë.
Të martën ishte raportuar se Bundesliga pritet të rinisë qysh nga 15 maji, mirëpo agjencia e lajmeve gjermane DPA raporton se qeveria ka insistuar që të gjitha klubet të izolohen për 14 ditë para se të mundë të rinisë liga, transmeton Gazeta Express.
Periudha e izolimit duhet të kalohet në kampe të specializuara stërvitore, pasi që lojtarët kështu do ta kenë mundësinë edhe të vazhdojnë stërvitjet për ta mbajtur formën para rinisjes së ndeshjeve.
Liga elitare e futbollit në Gjermani, që ishte suspenduar në mes të marsit, tani pritet të bëhet e para nga top pesë ligat e Evropës që rinis, përkundër që ndeshjet do të duhet të luhen prapa dyerve të mbyllura.
Shumica e klubeve të Bundesligës kanë qenë duke mbajtur stërvitje që nga muaji i kaluar, ndërsa ndeshjet kanë qenë të pezulluara që nga muaji mars, kur u pezulluan pothuajse të gjitha aktivitetet sportive në botë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.