×
  • Sport
  • Sport

    Vendos ministri holandez, tregon se kur do të fillojë kampionati

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 22:07

    Nuk do të ketë futboll në Holandë para muajit Qershor.


    Kështu ka konfirmuar sot ministri holandez, Mark Rutte përmes një prononcimi.

    Rutte ka shtuar faktin se futbolli nuk mund të rikthehet në vendin e tyre edhe pas dy muajsh, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.

    “Kampionati nuk do të rifillojë të pakten deri më 1 qershor. Asnjë ndeshje nuk do të luhet as në prill e as në maj. Vazhdimi i kampionatit do të shihet në bazë të vazhdimësisë së përhapjes së COVID-19”, – tha ndër të tjera ai.

    Kjo me gjasë pritet të ndodhë në shumicën e shteteve evropiane, megjithëse UEFA po mundohet me çdo kusht që klubet respektive t’u rikthehen ambienteve të blerta sportive, në mënyrë që sezoni të mbyllet në fushën e lojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!