Duke qenë se stërvitjet e skuadrave pritet të rinisin më 4 maj, ndeshjet e Seria A duhet të fillojnë të luhen më 31 maj dhe sezoni të kompletohet deri më 12 korrik.
Qeveria italiane e ka zgjatur urdhrin për mbyllje në vend deri më 3 maj, ndërkohë që numri i rasteve të reja dhe pranimet në kujdes intensiv vazhdojnë të bien, por numri i vdekjeve vazhdon të jetë i qëndrueshëm, 550-600 në ditë, transmeton Gazeta Express.
Prandaj, duket shumë e mundshme që lojtarët t’i rinisin stërvitjet më 4 maj, në grupe të ndryshme për ta mbajtur distancën shoqërore.
Sipas mediave italiane, klubet do të kërkojnë leje për të nisur me teste fizike dhe mjekësore nga 27 prilli, për t’u siguruar që lojtarët shëndosh e mirë.
Kjo do të lejonte tri javë stërvitje intensive, për t’ua mundësuar lojtarëve rikthimin në fushë më 31 maj.
Nëse Serie A rinis më 31 maj dhe ndeshjet luhen çdo tri ditë, atëherë sezoni do të përfundojë deri më 12 korrik.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.