Reperi kanadez Drake ka humbur 355 mijë dollarë pasi vendosi një bast për fitoren e legjendës së boksit, Mike Tyson, kundër youtuber-it dhe boksierit Jake Paul. Drake është i njohur për bastet e tij të mëdha në ngjarje sportive, por shpesh ka përfunduar duke humbur.
Pas disfatës së Tyson, komentet ironike nga ndjekësit në rrjetet sociale nuk kanë munguar, duke e fajësuar reperin për “mallkimin” e Tyson-it.- Advertisement –
“Sigurisht që Drake u përfshi dhe kështu ndodhi,” “Gjithmonë e prish punë ky i mjeri Drake,” dhe “E dija që nuk kishte shanse kur Drake vuri bast,” ishin disa nga komentet e publikut. Nëse Tyson do të kishte fituar, Drake do të kishte mundur të fitonte më shumë se një milion dollarë (948 mijë euro).
Drake është i famshëm për vendosjen e bastëve të mëdha në ngjarje të rëndësishme boksistike dhe MMA, por shumë menduan se ai kishte harruar të vendoste bastin për përballjen Paul vs Tyson.
Pas një vonese, Drake postoi në Instagram duke zbuluar se kishte mbështetur Tyson, duke vendosur 355,000 dollarë për fitoren e tij. Nëse Tyson do të kishte fituar me nokaut, ose vendim, Drake do të kishte përfituar mbi një milion dollarë. Megjithatë, Tyson nuk ia doli, dhe Jake Paul doli fitues pas tetë raundeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.