×
  • Sport
  • Sport

    Veprimi i rrezikshëm i Agim Ademit, shkon në Viti pa masa mbrojtëse e mbajtje distance

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 0:01

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë një veprim jo edhe aq të duhur sot. Ai ka hyrë në Viti, një komunë kjo e futur në katrantinë.


    Ai ka vizituar klubin ‘Vllaznia’ teksa asnjë masë shihet se nuk është respektuar, siç janë mbajtja e distancës, dorëzat dhe maskat.

    Ata kanë qëndruar në një ambient të mbyllur dhe afër njeri-tjetrit. Në Viti u shënuan rastet e para me coronavirus, e që vinin kryesisht nga fshati Stubëll.

    Le te shpresojmë se ky veprim i zyrtareve të FFK-së do të kalojë pa pasoja në shëndetin e tyre.

    Ky është njoftimi i FFK-së:

    Presidenti Agim Ademi gjatë mbrëmjes ka vizituar KF “Vllaznia” në Pozheran ku është pritur nga drejtuesit e këtij klubi. Edhe në këtë vizitë presidenti Ademi është interesuar për gjendjen e futbollistëve dhe punëtorëve sportivë dhe ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar për çkado që kanë nevojë në këtë situatë emergjente nga koronavirusi Covid-19. Drejtuesit e KF “Vllaznia” e falënderuan presidentin për kujdesin që po tregon edhe në këtë situatë dhe për mbështetjen e vazhdueshme për klubet.

    Me këtë vizitë presidenti Ademi i ka përmbyllur aktivitetet e sotme, derisa ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur kujdesin që të ruhet nga virusi, duke ua dhënë një mesazh: Rrini pa merak, kam marrë masa të mjaftueshme për mbrojtjen nga virusi. Edhe ashtu jam imun ndaj të gjithë virusëve!

    Së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

    Të jemi solidarë me njëri-tjetrin në këtë periudhë të vështirë, e ardhmja do të jetë e ndritur!

    #papanik #mekujdes
    #mekrenariepërgjegjësi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!