Një moment historik për Anxhelo Ndreckan, por edhe për Shqipërinë. Mbrojtësi shqiptar 17 vjeçar, ka debutuar në Seria A në takimin ndaj Spalit.
Nuk ishte rastêsi, pasi trajneri i Kievos e kishte grumbulluar shumë herë në takimet e fundit. Megjithëse ekipi i tij humbi në shifrat 0-4, Ndrecka ishte një nga lojtarët më të mirë të Kievos. Sa shumë e priste këtë moment ky mbrojtës, që i realizohet një ëndërr e hershme. Ndërkohë nga kontaktet që “Shqiperia.ch” ka pasur me mbrojtësin, dëshira e tij është që t’i bashkohet kuqezinjve. /Shqiperia.ch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.