Cristiano Ronaldo vazhdon të vendosë rekorde, pavarësisht moshës së tij.
Ylli portugez tashmë ka regjistruar mbi 900 gola në karrierën e tij si futbollist.
Një shifër vërtetë mbresëlënëse, e cila do të jetë e vështirë për t’u thyer nga dikush në të ardhmen.
Klubi ku ai aktualisht luan, vendosi ta nderonte mbrëmjen e djeshme për kërë sukses të jashtëzakonshëm në karrierë.
Tifozët e Al Nassr-it kishin përgatitur një koreografi mjaft të bukur për 5 herë fituesin e Topit të Artë.
“Vetëm heronjtë e arrijnë lavdinë”, shkruhej në banerin e shpalosur prej tyre, ndërsa pjesë e koreografisë ishte edhe portreti i Ronaldos me mbishkrimin: “900 gola”.
Ndërkaq, vetë sulmuesi portugez mbajti në duar një fanellë të Al Nassr-it.
Në pjesën e pasme të saj shkruhej: “GOAT (më i miri i të gjitha kohërave) 900 gola”. /GazetaExpress/