×
  • Sport
  • Sport

    Vetëm Newcastle me formë më të dobët se Liverpooli këtë vit

    Reporteri
    14 Shkurt 2021 | 8:35

    Liverpool në këtë sezon nuk po tregon aspak atë që ishte në sezonin e shkuar, teksa viti 2021 ka nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e Jurgen Klopp.


    Skuadra e Klopp humbi terren edhe mbrëmë, duke u mposhtur 3-1 nga Leicester dhe zbritur vendin e katërt, 1 pikë larg Chelseas së vendit të pestë.

    Në këto pozita skuadra e Jurgen Klopp rrezikon edhe pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.

    E djeshmja ishte humbja e tretë rresht në Premier League dhe e 5-ta në këtë vit në këtë kompeticion, duke regjistruar rekordin e dytë më negativ në Angli për 2021-shin.

    Vetëm Newcastle e vendit të 17 ka humbur më shumë ndeshje se skuadra e Jurgen Klopp gjatë vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!