×
  • Sport
  • Sport

    Vetëm një ditë pasi mposhti Joshuan, Ruiz mund ta humb njërin titull

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 9:58

    Andy Ruiz shokoi botën dje pasi mposhti kampionin botëror në kategorinë e rëndë, Anthony Joshuan.


    Meksikani mposhti anglezin pas 7 raundeve i cili poashtu arriti ta nokautojë plotë 4 herë gjatë meçit dhe i mori atij të tre titujt që i posedonte, shkruan Reporteri.net

    Por, Ruiz mund ta humb njërin titull të botës përpara se ai të ketë mundësinë ta mbrojë atë.

    ‘Shkatërruesi’ është kampion i botës në kategoritë e WBA, WBO, IBO dhe IBF.

    Një rimeç veqse është caktuar në fund të vitit në Angli, por jo të katër titujt mund të jenë në lojë.

    Një nga katër organet sanksionuese, IBF, mund ta thërrasë Ruizin që ta mbrojë titullin kundër sfiduesit Kubrat Pulev.

    29-vjeçari mund ta anulojë këtë ndeshje në favor të një tjetër ndeshjeje me Joshuan që do t’i mundësonte atij para të majme, gjë që nënkupton se atij mund t’i mirret një titull.

    Ruiz ka thënë se do t’i shqyrtojë ofertat për në të ardhmen, por një rimeç është në kontratën e të dy boksierëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!