Që prej vitit 2005 është pjesë e skuadrës së Juventus, ku ishte transferuar nga skuadra e Fiorentinës.
Por, për ‘veteranin’ e skuadrës së Juventus, Giorgio Chiellini duket se kjo do të jetë sezona e fundit tek skuadra nga Torino, transmeton Reporteri.net.
Siç ka raportuar mediumi i famshëm italian, “Tuttosport”, i cili ka një rubrikë të veçantë për skuadrën e Juventus, mbrojtësi i qendrës së Italisë dhe bardhezinjëve, ka vendosur që ta shkëpus kontratën me Juve.
37-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm, por ai thuhet se tashmë ka vendosur që të transferohet në MLS gjatë afatit kalimtar të verës.
Ndërkaq, Juventus është mposhtur mbrëmë nga skuadra e Interit, ku kjo e fundit ishte mysafire në Torino të Italisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.