×
  • Sport
  • Sport

    Video e rrallë, kur 23 vjeçari Samuel Eto’o turpëronte Real Madridin

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 11:31

    Samuel Eto’o është një ndër sulmuesit më të mirë të gjitha kohërave.


    Ish-bomberi kamerunas ishte në majë kur luante për Barcelonën, por dhe me ekipet tjera ku është aktivizuar, ka qenë i sukseshëm. Madje, me Interin fitoi tripletën në sezonin 09/10, duke fituar Serie A, Kupën e Italisë dhe Champions League nën urdhrat e Jose Mourinhos.

    Gjithsesi, edhe para se të transferohej te Barcelona, Eto’o ka qenë një sulmues i frikshëm, çka e tregon qartë dhe një video e publikuar nga arkivat e La Liga-s. Kur aktivizohej për Mallorcan, në fillimet e vitit 2000, Eto’o ka turpëruar Realin e Madridit, madje në Santiago Bernabeu.

    Me 8 maj 2004, plot 16 vite më parë, ish-bomberi kamerunas i shënoi dy gola Realit të Madridit, duke i shokuar futbollistët e “Los Blancos” dhe duke vënë në qetësi të gjithë tifozët “madrista” të pranishëm në stadium. Një goleador i lindur!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!